Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Rekord autogolash në këtë Botëror

Gjithsejtë 10 autogola janë realizuar deri më tani në këtë Botëror.

Kampionati Botëror që po mbahet në Rusi, vazhdon të jetë sa i bukur ashtu edhe i çuditshëm.

Autogoli i Sergei Ignashevichit, i realizuar në ndeshjen mes Spanjës dhe Rusisë shkruan një rekord të ri, transmeton ksp.

“Golashënuesi” më i mirë i këtij turneu është pa dyshim autogoli. Edhe po të mbledhësh golat e shënuar nga Harry Kane (5) dhe Cristiano Ronaldo (4), sërish nuk barazohet numri i autogolave, që janë gjithsejtë 10.

Autogoli i parë i këtij Botëror rezultoi vendimtar në eliminimin e Marokut, që bëri gjithçka për t’u rikthyer në garë, por pa rezultat. Në fund të ndeshjeve në grupe, nuk i shërbeu as Iranit, që për pak mund të kishte kaluar në raundin tjetër, por nuk arriti ta përmbyste Portugalinë.

Edhe Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit Botërori 2026 6 d. më parë Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit

Autogoli i realizuar në përballjen me Senegalin (1-2) ka peshuar shumë te Polonia. Sepse eliminoi një skuadër që teknikisht konsiderohej shumë më e fortë se vendi i fundit që mori në grup.

Gabimi i Ignashevichit nuk rezultoi vendimtar, sepse Rusia arriti të kualifikohej pas ekzekutimit të penalltive ndaj Spanjës, gjithsesi ishte autogoli numër 10 në këtë Botëror, që dyfishon rekordin e Botërorit “Brazili 2014” (5 autogola), teksa jemi ende në fazën e 1/8 së finaleve.