Mbrojtësi turk, Merih Demiral, ka hyrë në histori të kampionateve evropiane me autogolin që ka realizuar në ndeshjen e parë ndaj Italisë në “Euro 2020”.
Me autogolin në minutën e 53-të të ndeshjes hapëse, u shënua hera e parë në histori të kampionateve evropiane që goli i parë i turneut ka qenë një autogol, ka bërë të ditur faqja e njohur për futboll “Squawka”.
Me autogolin e realizuar nga Demiral, Italia po udhëheq 1:0 në ndeshjen e parë të Grupit A.