Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Low mbetet përzgjedhës i Gjermanisë

Joachim Low do të mbesë përzgjedhës i Gjermanisë të paktën deri në vitin 2022, pavarësisht se u eliminua nga Botërori qysh në fazën e grupeve.

“Die Mannschaft” dështuan të kalojnë Grupin F duke u eliminuar me vetëm tri pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, ka thënë se pozita e Lowit është e sigurt pavarësisht asaj që ka ndodhur në Rusi.

Low ka nënshkruar kontratë të re me Gjermaninë pak para Botërorit dhe, sipas “SkySports”, nuk është në plan që të shkarkohet.

Gjermania në shtator kthehet me kampanjën e re kualifikuese për Euro 2020.