Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Low e pranon se Gjermania s’meritoi të kalonte tutje

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se kombëtarja që ai udhëheq e meritoi të eliminohej nga Kupa e Botës, pas humbjes nga Koreja Jugore të mërkurën.

Fitorja do të mjaftonte që Gjermania të kalonte në mesin e 16 më të mirëve në botë, por dy gola në kohën shtesë i dhanë fitoren e famshme Koresë.

Humbja nënkupton që Gjermania eliminohet vetëm për herë të dytë nga faza e grupeve në Botëror.

“Për momentin është e vështirë të themi pse jemi eliminuar. Zhgënjimi është tejet i madh. Nuk e merituam të fitonim sërish Botërorin, nuk e merituam të kalonim tutje”, ka thënë ai pas takimit.

58-vjeçari ka thënë se ekipi nuk pati dinamikë të mirë të lojës dhe me meritë u eliminua.

Humbja 2 me 0 bëri që Gjermania të mbyllte si e fundit Grupin F.

Artikuj të ngjashëm