Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Lëndohet përzgjedhësi i Anglisë

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate ka nxjerrë nga vendi krahun e djathtë gjatë vrapimit në bazën e anglezëve në Repino.

Southgate ka pranuar se në ndeshjet e ardhshme do t’i duhet të kontrollojë festat e golit pasi e ka të lënduar krahun.

“Në të ardhmen nuk do të festoj golat si sportist”, ka bërë shaka Southgate.

“Doktori ma ka bërë të qartë se lëvizja e krahut nuk është opsion i mirë”, ka thënë veç të tjerash ai.