Gjermania ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Suedisë.
Ishte Toni Kroos që shënoi një supergol në sekondat e fundit për t’i mbajtur gjallë shpresat e Gjermanisë për të kaluar fazën e grupeve, transmeton Koha.net.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Suedezët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Toivonenit që shënoi në minutën e 32.
Gjermania u kundërpërgjigj përmes Reusit që barazoi shifrat në minutën e 48. Për Gjermaninë u vështirësuan punët edhe më tepër kur Boateng u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82.
Edhe
Koreja e pashpresë sfidon Gjermaninë e këndellur
Por, Kroos në minutën e 90+5 shënoi një supergol për t’i dhënë fitoren Gjermanisë.
Tani Meksika është lider me gjashtë pikë në Grupin F, kurse Gjermania e Suedia kanë nga tre pikë, me Korenë e Jugut që ka humbur të dy ndeshjet e para.
WOW! UNBELIEVABLE BY KROOS. GERMANS HAVE DONE IT AGAIN! pic.twitter.com/ZgDRJxUg1W
— World Cup 2018 (@WCGoalz) June 23, 2018
Boateng ndëshkohet me të kuq
Gjermania ka mbetur me një lojtar më pak në fushë ndaj Suedisë.
Me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua mbrojtësi Jerome Boateng kur po luhej minuta e 82, transmeton Koha.net.
Pas shikimit të VAR-it gjyqtari vendosi që Boateng meritoi kartonin e dytë të verdhë.
Edhe
Suedisë mund të mos i mjaftojë edhe fitorja ndaj Meksikës
Reus barazon shifrat ndaj Suedisë
Gjermania ka barazuar shifrat ndaj Suedisë, 1-1.
Ai shënoi nga afërsia në minutën e 48, pas asistimit nga Werneri,transmeton Koha.net.
Kampioni i Botës është duke e dominuar këtë takim deri tani.
Reus coming to rescue the Germans. Fighting injury after injury. This most be a huge goal for him. pic.twitter.com/5cS7MKg2Bw
— World Cup 18 (@Footy_Football_) June 23, 2018
Suedia kalon në epërsi ndaj Gjermanisë
Kampioni i Botës, Gjermania është duke pësuar 0 me 1 në ndeshjen ndaj Suedisë, rezultat i cili e eliminon nga Botërori “Rusia 2018”.
Edhe
Kroos: Shumë njerëz donin të na shihnin jashtë Botërorit
Ishte Toivonen që shënoi gol të bukur në minutën e 32 pas asistimit nga Claesson, transmeton Koha.net.
Gjermania kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Meksikës me rezultat 0-1, dhe në rast se Suedia fiton atëherë do të kalonte fazën e grupeve së bashku me kombëtaren meksikane, duke e dërguar kështu në shtëpi kampionin e Botës.
Brilliant cheeky lift over #Neuer by #Toivonen, what a hero goal ?#GERSWE #SWE pic.twitter.com/klPNMH6uk4
— Football Home ? (@FootballHomeUK) June 23, 2018