Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Koreja e pashpresë sfidon Gjermaninë e këndellur

Kurrë nuk bën të fshihen nga llogaritë gjermanët. Goli spektakolar i shënuar nga Toni Kroos në ndeshjen kundër Suedisë ka mbajtur të gjalla shpresat e Gjermanisë që të bëhet përfaqësuesja e parë që mbron titullin e botës qëkur Brazili e arriti këtë në vitin 1962.

Mirëpo, Gjermania ende ka punë për të bërë për të siguruar një vend në 1/8 e finales e lëre më të ëndërrojë për finalen e 15 korrikut. LLogarit se çfarë duhet bërë janë komplekse, por më thjesht përfaqësuesja e drejtuar nga Joachim Loew duhet të mposhtë Korenë e Jugut me dy apo më tepër gola të mërkurën apo të arrijë rezultat më të mirë se Suedia për të siguruar kualifikimin, transmeton Koha Ditore.

Fitorja e Gjermanisë ndaj Suedisë me golin e shënuar nga gjuajtja e lirë nga Kroosi në minutën e 95-të, mbeti në hije të rrëmujës që u krijua mes taborëve pas festimit të golit. Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka suspenduar dy anëtarë të stafit për konfrontimin që patën me anëtarët e Suedisë.

Koreja e Jugut në anën tjetër është përfaqësuesja e vetme në botërorin "Rusia 2018" që ka humbur dy ndeshjet e para, por ende ka gjasa teorike të kualifikohet. Mirëpo, gjasat janë shumë të vogla. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).