Kapiteni i Nigerisë, John Obi Mikel, ka insistuar se ekipi i tij duhet të jetë në formën më të mirë për të siguruar rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Kroacisë në kuadër të grupit D të Botërorit.
Nigeria do të përballet me kroatët para se të zhvillojë ndeshjet kundër Islandës dhe Argjentinës.
“Kroacia ka ekip me lojtarë fantastik, por edhe ne kemi lojtarë të mirë”, ka thënë Mikel për ESPN. “Do të jetë ndeshje e taktikave. Ne kemi lojtën tonë dhe duhet të kujdesemi që ta kontrollojmë ndeshjen siç bëjmë zakonisht”.
“Do të jetë e vështirë, por e dimë se si luajmë dhe dëshirojmë të luajmë, prandaj duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë veç të tjerash ish-futbollisti i Chelseat.
Artikuj të ngjashëm