Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Islanda kërkon kualifikimin përballë Kroacisë së kualifikuar

Asgjë më pak se fitorja nuk do të mjaftojë për Islandën nëse ajo dëshiron të përsërisë suksesin e Euro 2016, duke kaluar në fazën nokaut në pjesëmarrjen e parë në botëror. Por arritja e fitores do të jetë sfidë e vërtetë ndaj përfaqësueses shumë të njohur për Islandën.

Kroatët, që kanë dominuar plotësisht Argjentinën duke fituar 3:0, tashmë janë në fazën nokaut dhe do të mbeten në pozitën e parë me fitore apo barazim ndaj Islandës në Rostov Arena, të martën (sot, 20:00). Kroatët me shumë gjasa do të mbesin në vendin e parë edhe nëse pësojnë disfatë, por disfata nuk përmendet në kampin e tyre, shkruan Koha Ditore.

Islanda në ndeshjen e parë në botëror barazoi ndaj Argjentinës e më pas pësoi 2:0 nga Nigeria. Kjo do të thotë se Islandës i duhet fitorja ndaj Kroacisë dhe po ashtu që Nigeria të mos fitojë ndaj Argjentinës. Po ashtu, duhet të ketë goldallim më të mirë se Nigeria apo Argjentina. Një fitore e Nigerisë do të dërgonte në shtëpi islandezët dhe argjentinasit.

Kroatët e islandezët njihen mjaft mirë mes vete, pasi janë përballur shpesh në vitet e fundit.

Kroacia kryeson në grup me gjashtë pikë dhe goldallim plus pesë. Nigeria është e dyta me tri pikë, ndërsa në vendet tre e katër janë Islanda e Argjentina me nga një pikë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)