Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Kroacia në 16 më të mirët, Argjentina buzë eliminimit

Kroacia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën e sotme ndaj Argjentinës, 0-3.

Me këtë fitore Kroacia ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të botës, transmeton Koha.net. Përderisa Argjentina rrezikon të mos e kalojë as fazën e grupeve.

Ishte Ante Rebiq që kaloi kroatët në epërsi në minutën e 53 pas një gabimi të portierit argjentinas, Caballero.

Në minutën e 80 ylli i Real Madridit, Luka Modriq shënoi një supergol për epërsinë e dytë të kroatëve. Kurse golin e tretë e shënoi Rakitiq në minutën e 90+2, pas asistimit nga Kovaçiq.

Me gjashtë pikë nga dy ndeshje Kroacia është lider i Grupit D, Islanda e Argjentina kanë nga një pikë dhe Nigeria në vendin e fundit është pa pikë. Nesër luajnë Islandë – Nigeri.

Edhe “Brezi i artë” i Kroacisë i afrohet fundit pas Botërorit Sport “Brezi i artë” i Kroacisë i afrohet fundit pas Botërorit

Modriq “shuan” shpresat e Argjentinës me supergol

Luka Modriq ka shënuar një supergol në sfidën ndaj Argjentinës, për epërsinë e dytë të Kroacisë.

Ylli i Real Madridit shënoi gol jashtëzakonisht të bukur në minutën e 80, transmeton Koha.net. Për të asistoi Brozoviq.

Me këtë rezultat shuhen shpresat e Argjentinës për ta kaluar grupin, e në anën tjetër Kroacia siguron kualifikimin nga faza e grupeve.


Kroacia kalon në epërsi ndaj Argjentinës pas gabimit të portierit

Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës.

Edhe Shkëlqen Messi, Argjentina lehtësisht në finale Sport Shkëlqen Messi, Argjentina lehtësisht në finale

Portieri 36 vjeçar i Argjentinës, Wilfredo Caballero bëri një gabim të rëndë duke i dhuruar topin Ante Rebiqit në minutën e 53, i cili me një goditje të bukur e dërgoi topin në rrjetë, transmeton Koha.net.

Në rast të fitores Kroacia do kalonte fazën e grupeve.