Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Kolumbia kërkon shkëlqimin e Botërorit të kaluar

Me një stil të shkëlqyer të lojës me kundërsulme dhe me festime e vallëzim salsa, Kolumbia kishte hyrë në zemrat e tifozëve në Kupën e Botës të vitit 2014 në Brazil, ku arriti deri në çerekfinale.

Por "cafeteros", siç njihen për nder të shtetit të pasur nga Andet me kafe, ka humbur pak nga ai shkëlqim në ciklin eliminator për botërorin "Rusia 2018", transmeton Koha Ditore.

Shënoi vetëm 21 gola gjatë dy viteve të lodhshme dhe 18 ndeshjeve në elimiantoret e Amerikës së Jugut dhe mori vetëm tri pikë në katër ndeshjet e fundit për të zënë vendin e katërt, që e kualifikoi direkt.

Seleksionuesi argjentinas Jose Pekerman do të tentojë të kthejë magjinë në skuadrën në të cilën gjenden sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao dhe golashënuesi më i mirë i Botërorit 2014, James Rodriguez.

Pati pak nga ai shkëlqim i vjetër i Kolumbisë në miqësoren ndaj Francës në mars, kur përfaqësuesja latine u kthye nga disavantazhi 2:0 dhe triumfoi 3:2. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).