Harry Kane insiston se ambiciet e Anglisë nuk përfundojnë me paraqitjen e parë në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 29 vjetëve.
Ai thotë se përfundimi me sukses i punës është shënjestër e Anglisë në Rusi, shkruan Koha Ditore.
Kroacia takohet me Anglinë në gjysmëfinale të Botërorit të mërkurën, ndërsa vetëm gjashtë anëtarë në skuadrën aktuale të Anglisë ishin lindur kur herën e fundit Anglia arriti në këtë fazë të botërorit - më 1990.
Atëbotë luajti përballë Gjermanisë Perëndimore dhe u ndal. Derisa pritjet nga jashtë kanë qenë realiste gjatë gjithë Botërorit, besimi i skuadrës në kualitetet e veta ka qenë i palëkundur dhe Anglia është vetëm një ndeshje larg finales së Kupës së Botës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)