Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane beson se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës

Sulmuesi Harry Kane ka thënë se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës, që mbahet në fund të këtij viti në Katar. Ai ka thënë se nuk do të jetë aspak problem që Botërori do të mbahet në nëntor dhe dhjetor.

“Do të jetë e çuditshme, do të jetë hera e parë, por ne jemi mësuar të luajmë ndeshje në Premier League, në muajin nëntor dhe dhjetor. Kjo është periudha jonë më e ngarkuar. Nuk do të jetë problem për ne. Në një far mënyrë mund të përfitojmë nga kjo situatë. Shumë lojtarë anglezë luajnë në Premier League. Anglia duhet të jetë e sigurt se mund ta fitoj Kupën e Botës”, ka thënë Kane në një ngjarje promovuese të TOCA-s.

Anglia arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Rusia 2018” dhe humbi nga Italia në finale të “Euro 2020”.

Këtë muaj, Anglia nuk fitoi asnjë prej katër ndeshjeve të tyre në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.