Ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Senegalit sot nuk ka dhënë fitues.
Senegalezët e nisën më mirë takimin që përfundoi me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.
Ishte Sadio Mane që kaloi Senegalin në epërsi kur po luhej minuta e 11. Por, Japonia u kundërpërgjigj përmes Inuit që realizoi në minutën e 34 pas asistimit nga Nagatomo.
Në pjesën e dytë ranë edhe dy gola. Wague ritkheu epërsinë e Senegalit, por shifrat sërish i barazoi Japonia, këtë përmes Hondas.
Në Grupin H në krye të tabelës janë Senegali e Japonia me nga katër pikë, e edhe me golavarazh identik 4:3. Polonia e Kolumbia janë pa pikë dhe sonte luajnë ndërmjet vete.
Japonia barazon shifrat ndaj Senegalit
Japonia ka barazuar shifrat ndaj Senegalit, 1 me 1.
Ishte Inui që shënoi gol të bukur në minutën e 34, transmeton Koha.net.
Ai shënoi pas asistimit nga Nagatomo.
GOAL!!! Takashi Inui with a really composed finish!#WorldCup #JAP 1-1 #SEN #JAPSEN pic.twitter.com/dglAB7JJ4h
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) June 24, 2018
Mane kalon Senegalin në epërsi ndaj Japonisë
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ka kaluar kombëtaren e tij, Senegalin, në epërsi ndaj Japonisë.
Mane shënoi në minutën e 12 pas një reagimi shumë të dobët të porterit të Japonisë, Kawashima, transmeton Koha.net.
Në rast të fitores Senegali do të siguronte kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në Botërorin “Rusia 2018”.
#JPNSEN Sadio Mane on score first goal Senegal 1-0 Japan pic.twitter.com/MTp3wQED4A
— Rizuan Khatulpica (@khatulpica) June 24, 2018