Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Ibrahimoviqi vë bast me Beckhamin për sfidën Suedi – Angli

Suedia e Anglia do të përballen nesër nga ora 16:00, dhe kjo ndeshje ka aktivizuar ish-sulmuesin e kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq përmes rrjeteve sociale ka vënë një bast me ish-futbollistin e kombëtares angleze, David Beckham, për sfidën e nesërme, transmeton Koha.net.

“David Beckham, nëse Anglia nesër e fiton ndeshjen do të qeras me një darkë kudo në botë, por nëse Suedia fiton atëherë ti duhet të më blesh mua gjithçka që dua nga IKEA, ok?”, ka shkruar Ibrahimoviq.

Këto dy kombëtare nesër kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit “Rusia 2018”.

Ibrahimoviq beson se Suedia mund ta fitojë edhe Botërorin.