Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Hierro konfirmon praninë e De Geas në portë

Përzgjedhësi i Spanjës, Fernando Hierro, ka konfirmuar se David de Gea dhe Diego Costa do të jetë titullarë në takimin e 1/8 së finales kundër Rusisë që zhvillohet të dielën.

Vendi i Costas nuk do të preket pasi sulmuesi i Atletico Madridit ka treguar formë të mirë në fazën e grupeve me tri gola, ndërsa Hierro ishte nën presion për ta lënë në bankën rezervë De Gean pas gabimit ndaj Portugalisë.

“Po, De Gea do të luajë. Nuk mendoj ndryshime në portë. Costa? Nëse do të ketë ndryshime do t’i shihni, por Diego Costa ka qenë titullar në tri ndeshje dhe ka shënuar tri gola”, tha përzgjedhësi Hierro për Radio Nacional de Espana, kur u pyet për portierin De Gea dhe sulmuesin Costa.