Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Fyerjet dhe rangjet e ulëta përgatitën Pickfordin për Botëror

Në shumë mënyra, Alfreton Town është një botë larg nga Rusia për Jordan Pickfordin.

Por abuzimet me të cilat është përballur duke kaluar nëpër rangjet e ulëta të futbollit e kanë ndihmuar portierin që të shkëlqejë në Kupën e Botës, shkruan Koha Ditore.

Kundër Suedisë, Pickford është bërë portieri më i ri në histori të Anglisë që e ka mbajtur portën e paprekur në një ndeshje të Kupës së Botës, duke bërë tri pritje vendimtare në atë përballje.

Me 185 centimetra gjatësi, ai është relativisht i shkurtër për pozitën e tij, një gjë të cilën e ka cekur edhe portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois. Por Pickford reagoi duke u shpallur lojtari i ndeshjes ndaj Suedisë, pasi i mohoi Marcus Bergut dy herë dhe Viktor Claessonit një herë gola të sigurt. Ai po ashtu ishte vendimtar edhe ndaj Kolumbisë në 1/8 e finales, duke pritur një penallti vendimtare të Carlos Baccas... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm