Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Deschamps vazhdon të ketë besim te Griezmanni, me gjithë paraqitjen jo të mirë

Seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps, po vazhdon të ketë besim në Antoine Griezmannin ndonëse sulmuesi pati një performancë të plogësht në fitoren 2:1 ndaj Australisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, të shtunën.

Griezmann, që ka njoftuar se do të qëndrojë te Atletico Madridi para ndeshjes së parë të Francës në Grupin C, ka dështuar të lërë gjurmë në ndeshjen e zhvilluar në “Kazan Arena”, ndonëse shënoi golin e parë të Francës nga penalltia në pjesën e dytë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Ai e nisi ndeshjen përkrah Ousmane Dembeles dhe Kylian Mbappes, ndërsa sulmuesi me përvojë Olivier Giroud u la në bankinë.

Giroud u aktivizua 20 minuta para fundit të ndeshjes dhe asistoi golin e fitores të shënuar nga Paul Pogba në minutën e 81-të, duke lënë gjurmë me gjatësinë dhe forcën e tij.

“Ai është shumë i rëndësishëm fizikisht. Kur ai nuk është në fushë, e ndien mungesën e tij”, ka thënë mbrojtësi anësor francez, Lucas Hernandez, për Giroudin.

Deschamps u përcaktua për shpejtësinë e Dembeles, duke shpresuar se ai dhe Mbappe do të formojnë një përbërje të rrjedhshme ofensive, por më zhgënjyesi ishte Griezmann... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)