Australia ka zhvilluar një nga lojërat më të bukura të Kampionatit Botëror, por nuk ka siguruar më shumë se një barazim 1 me 1 me Danimarkën, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e fundit të grupit.
“Kangurët” e nisën keq takimin kur Christian Erikseni realizoi për Danimarkën, ndërsa Mille Jedinak barazoi nga penaltia.
Australia në pjesën e dytë dominoi plotësisht, por në formë ishte portieri danez Kasper Schmeichel që priti tre raste të mira shënimi.
Me këtë barazim Danimarka mbetet e para me katër pikë, një më shumë se Franca që sot luan ndaj Perusë.
Në pozitën e tretë është Australia që në ndeshjen e fundit luan me Perunë ndërsa Danimarka përballet me Francën.
Edhe
Dëshpëron Danimarka, barazon me Bjellorusinë
Australia me VAR fiton një penalti ndaj Danimarkës
Mille Jedinak ka barazuar rezultatin ndaj Danimarkës me anë të një penaltie të cilën Australia e fitoi me ndihmë të teknologjisë VAR.
Gjyqtari Lahoz kërkoi ndihmën e teknologjisë për të vendosur nëse ishte penalti momenti kur Poulsen preku topin me dorë në zonë të rreptësisë.
Jedinak për herë të dytë në këtë kampionat realizoi nga penaltia.
#DENAUS #Jedinak scores in the 39th min. off a penalty after #VAR was used to determine a hand-ball in the box off a corner from #Poulsen! #DEN 1 / #AUS 1 pic.twitter.com/xFoMRUZHGN
— Steven K. Moore (@S_K_MOORE) June 21, 2018
Erikseni me gol shtang Australinë
Edhe
Danimarka ruan vendin e parë
Christian Eriksen ka kaluar në epërsi Danimarkën ndaj Australisë
Lojtari më i mirë danez zuri në befasi mbrojtjen kur me një goditje të fuqishme ktheu në gol asistimin e Jorgensenit.
#Eriksen suelto en la media luna hace esto... golazo para imponerse a los 6' a Australia. pic.twitter.com/Gv2Nvwfwu9
— JULIO VILCHEZ TORRES (@Julio_vilchez) June 21, 2018