Njëri prej heronjve në fitoren e thellë të Rusisë ndaj Arabisë Saudite (5:0) në ndeshjen e parë të botërorit "Rusia 2018", padyshim se ishte Denis Cheryshev, lojtar me të kaluar të veçantë te kjo përfaqësuese.
Sulmuesi i krahut realizoi dy gola për Rusinë në kuadër të Grupit A, të cilit i prinë me tri pikë, sa i ka edhe Uruguai në pozitën e dytë, transmeton Koha Ditore.
E gjithë Rusia u zgjua me disponim feste të premten, por ndjenjë krenarie më të madhe kishte në Nizhny Novogorod, vendlindja e Cheryshevit, të cilën ai e përfaqëson si ambasador i futbollit.
Duke pasur parasysh se ndeshja u përcoll në gjithë globin, gëzim për Cheryshevin ka pasur edhe në Madrid, ku e nisi karrierën si profesionist dhe në Villarreal, qyteti i tij i adoptuar.
Pasi është rritur në Spanjë, Cheryshev flet rrjedhshëm gjuhën spanjolle dhe ka mentalitet tjetër prej bashkëlojtarëve te Përfaqësuesja e Rusisë. Njëherësh, ai është njëri prej dy lojtarëve te Rusia që bëjnë karrierë jashtë kampionatit rus.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).