Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Botërori nis me fitore të thellë të nikoqirit

Nikoqiri Rusia e ka nisur mirë Kampionatin Botëror 2018, duke e mposhtur në ndeshjen hapëse Arabinë Saudite.

Në ndeshjen e zhvilluar në Moskë kombëtarja ruse shënoi fitore bindëse me rezultat prej 5 me 0, ndërsa dominuan kundërshtarin përgjatë tërë takimit, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi me kokë Yury Gazinskiy, pas një krosimi të bukur nga Zobnin.

Epërsinë e dyfishoi me një gol shumë të bukur ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev, i cili shënoi edhe një gol spektakolar në minutën e 90+1 për rezultatin përfundimtar 4-0.

Kurse golin e tretë e kishte shënuar Artem Dzyuba. E golin e fundit e shënoi Golovin nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+5.

Edhe Cheryshev, spanjolli i Përfaqësueses së Rusisë Botërori 2018 Cheryshev, spanjolli i Përfaqësueses së Rusisë

Në krye të Grupit A tani Rusia është lider, përderisa në të njëjtin grup përballen nesër Uruguai e Egjipti.


Rusia trefishon epërsinë ndaj Arabisë Saudite

Artem Dzyuba ka realizuar golin e tretë për Rusinë në ndeshjen hapëse të Botërorit ndaj Arabisë Saudite.

Ai realizoi në minutën e 72-të pas asistimit nga Aleksandr Golovin.

Rusia po udhëheq 3 me 0 në ndeshjen e parë të Grupit A.

 


 

 

Edhe Polonia e “zbret” në tokë  Arabinë Saudite Sport Polonia e “zbret” në tokë Arabinë Saudite

Rusia dyfishon epërsinë, gol i bukur nga Cheryshev

Rusia ka shënuar një gol shumë të bukur për epërsinë e dytë ndaj Arabisë Saudite.

Ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev shënoi supergol duke bërë veprim të jashtëzakonshëm brenda zonës së rreptësisë.

Kjo është ndeshja hapëse e Botërorit “Rusia 2018”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2 me 0. 


Goli i parë në Botëror

Rusia ka kaluar në epërsi ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen hapëse të Botërorit “Rusia 2018”.

Ishte ylli i Krasnodarit, Yury Gazinskiy ai që shënoi golin e parë të Botërorit 2018, transmeton Koha.net.

Edhe Rusia fiton thellë ndaj Qipros, por nuk është kualifikuar ende Sport Rusia fiton thellë ndaj Qipros, por nuk është kualifikuar ende

Ai shënoi në minutën e 12 me një goditje me kokë, pas një krosimi të bukur nga Zobnin.