Vetëm kur mendon për stinorin e kaluar Nacer Chadlit i dridhet stomaku. Gjashtë muaj më parë, mesfushori i Belgjikës ndihej i mallkuar.
“Sa herë kaloja një lëndim, lëndohesha sërish. Nuk po mund të zbuloja pse trupi im nuk po reagonte më. I thash vetes se ishte fati im dhe se duhet të pranoj këtë”, tregon Chadli.
Ai nuk e dinte se kohë më të lumtura janë para tij. Zotat e futbollit do t'i qeshnin Chadlit sërish dhe kurrë më tepër sesa më 2 korrik, shkruan Koha Ditore.
Data do të mbahet në mend për rikthimin më të madh të Belgjikës në Kupën e Botës. Belgjika u rikthye nga një disavantazh prej dy golave dhe mposhti Japoninë me shifrat 3:2 në 1/8 e finales të Botërorit 2018 në Rusi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)