Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Hazard mezi e pret përballjen me Brazilin

Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, e ka përshkruar si të mrekullueshëm rastin që kombëtarja e tij të përballet me Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Belgët fituan 3 me 2 ndaj Japonisë në 1/8 e finales me rikthim sensacional në sekondat e fundit.

“Kur bëhet fjalë për ndeshjen e së premtes, do të jetë e mahnitshme sepse të luash ndaj Brazilit është gjithmonë e mrekullueshme si futbollist. Ne do të pushojmë mirë dhe do të provojmë të fitojmë atë ndeshje”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Jan Vertonghen, Marouane Fellaini dhe Nacer Chadli realizuan golat e fitores për Belgjikën ndaj Japonisë.

Artikuj të ngjashëm