Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Brazili siguron fitoren në minutat shtesë kundër Kosta Rikës

Brazili ka fituar me shumë vështirësi ndaj Kosta Rikës pas golave që u realizuan në minutat shtesë të takimit.

Ishte Philippe Coutinho që realizoi golin e parë në minutën e 91 ndërsa Neymari realizoi në minutën e 96.

Në këtë takim gjyqtari anuloi një penalti përmes teknologjisë VAR, pak minuta pasi e akordoi atë me arsyetimin se Neymari ishte tërhequr për fanelle.

Kjo është fitorja e parë e Brazilit në Botëror pasi në ndeshjen kundër Zvicrës barazoi 1 me 1.

Me këto tre pikë Brazili është në pozitën e parë të grupit E me katër pikë.


Gjyqtari me VAR anulon penaltinë e Brazilit

Edhe VAR - teknologjia gjeniale e nxjerrë “nga shishja” Botërori 2018 VAR - teknologjia gjeniale e nxjerrë “nga shishja”

Gjyqtari Bjorn Kuipers ka anuluar një penalti për Brazilit përmes teknologjisë VAR.

Kuipers fillimisht akordoi penalti pasi kishte pretendime se Neymari është tërhequr për fanelle nga një mbrojtës i Kosta Rikës, por pas konsultimeve me gjyqtarët për teknologjinë VAR ai anuloi penaltinë.