Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Brazili në çerekfinale të Botërorit, eliminon Meksikën

17:48 - Brazili ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës duke e eliminuar Meksikën në 1/8 e finales.

Brazilianët realizuan dy gola në pjesën e dytë për 2 me 0.

Neymar e Roberto Firmino shënuan golat për të siguruar kualifikimin në tetë më të mirët e botës.


Neymar kalon Brazilin në epërsi ndaj Meksikës

17:10 - Gjashtë minuta në pjesën e dytë i janë dashur Brazilit për të realizuar golin e epërsisë ndaj Meksikës në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Edhe Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi Botërori 2026 Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi

Neymari shënoi pas Willianit për 1 me 0.

 


 

 


Brazili e Meksika mbyllin pa gola pjesën e parë

16:47 - Me shumë raste për gol, por pa asnjë të shënuar është mbyllur pjesa e parë e përballjes Brazil – Meksikë në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Edhe Tjetër gol nga Haalandi, Brazili drejt eliminimit Botërori 2026 Tjetër gol nga Haalandi, Brazili drejt eliminimit

Brazil – Meksikë, formacionet zyrtare

Stadiumi “Cosmos Arena” në Samara do të presë ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Botës mes Brazilit dhe Meksikës.

Këto dy skuadra kanë një histori të pasur në Kupën e Botës, me përballjen e fundit që ka qenë katër vite më parë në Fortaleza, me ndeshjen që është mbyllur 0-0.

Ky rezultat ka pak mundësi të përsëritet këtë herë, duke parë se në tetë nga nëntë përballjet e fundit mes tyre është realizuar të paktën një gol.

Trajnerët e të dy skuadrave kërkojnë kalimin në çerekfinale kështu në 11shet startuese kanë futur lojtarët më të fortë të tyre, por një mungesë e madhe për Brazilin do të jetë Marcelo i cili nuk do të nis ndeshjen nga fillimi.

Këto janë formacionet zyrtare:

Edhe Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Brazil - Norvegji Botërori 2026 Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Brazil - Norvegji

Brazil: Alisson; Fagner, Silva, Miranda, Filipe; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.

Meksika: Ochoa, Edson, Ayala, Salcedo, Gallardo, Rafa, Herrera, Guardado, Vela, Lozano, Chicharito.

Image