Konfederata e Futbollit e Brazilit (CBF) është ankuar në FIFA-n, pasi sistemi i video-xhirimit (VAR) nuk është përdorur për të rishikuar dy aksionet kyç që brazilianët besojnë se kanë dëmtuar përfaqësuesen e tyre në barazimin 1:1 të dielën me Zvicrën.
Lojtarët e Brazilit protestuan gjatë dhe ashpër pasi mbrojtësi Miranda u shty nga Steven Zuber në momentin kur u shënua goli i barazimit nga Zvicra herët në pjesën e dytë, në kuadër të xhiros së parë të Grupit E, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Po ashtu brazilianët besojnë se Gabriel Jesus është fauluar në zonë dhe është dashur të akordohet penallti.
Por asnjë nga rastet nuk u rishikua nga VAR-i.
"CBF kërkon që të dijë nga FIFA arsyen pse teknologjia nuk u përdor në incidentet kyç gjatë ndeshjes", është thënë në deklaratë të CBF-së të martën....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)