Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Brazili ankohet për mospërdorim të VAR-it në ndeshjen ndaj Zvicrës

Brazili i ka dërguar Komisionit të Arbitrazhit të FIFA-s një ankesë për mospërdorim të VAR-it në ndeshjen kundër Zvicrës, ku ekipet barazuan 1 me 1.

Ekipi brazilian ndjen se kishte 2 momente kontroverse ku duhej të përdorej VAR-i, goli i Zuber ku shtyu Mirandan dhe një penallti e mundur ndaj Gabriel Jesus.

Brazili nuk e kupton se pse në këto 2 raste, që ishin vendimtare nuk u përdor rishikimi me kamerë, transmeton KP.

Arbitri meksikan, Vesar Ramos ka bërë me dije se të dyja rastet janë ri-shikuar dhe në të dyja rastet që i kanë shikuar, arbitri ka pasur të drejtë, kështu që nuk e konsideroi VAR-in si të nevojshme për të ndaluar ndeshjen.