Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Belgjika tregon fuqinë në ndeshjen e parë

18:52 - Belgjika ka dëshmuar pse konsiderohet një nga favoritët për të triumfuar në Kampionatin e sivjetmë botëror.

Në ndeshjen e parë të Grupit G, Belgjika triumfoi bindshëm 3 me 0 ndaj Panamasë.

Të tre golat erdhën në pjesën e dytë. I pari shënoi Dries Mertens, ndërsa pas tij dy herë realizoi Romelu Lukaku.


Belgjika trefishon epërsinë ndaj Panamasë

18:30 - Romelu Lukaku ka realizuar në minutat '69 dhe '75 për të trefishuar  epërsinë e Belgjikës ndaj Panamasë.

 


 


 

Mertens me supergol kalon Belgjikën në epërsi ndaj Panamasë

18:05 - Dries Mertens ka realizuar një supergol në minutën e 47-të për të kalaur Belgjik në epërsi ndaj Panamasë.

Ai shënoi me volej për rezultatin 1 me 0.

 


 


S’ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Belgjikë – Panama

17:48 - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e përballjes mes Belgjikës dhe Panamasë në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës.

Belgjika dominoi plotësisht, por Panamaja arriti të mos lejojë gol në 45-minutëshin e parë.


Nis sfida Belgjikë – Panama

17:00 - Ka nisur përballja mes Belgjikës dhe Panamasë, e vlefshme për Grupin G në Kampionatin Botëror.


Formacionet zyrtare, Belgjika – Panamaja

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Belgjikë – Panama, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit G në Kupën e Botës.

Belgjika nis ndeshjen me treshen sulmuese Hazard – Lukaku – Mertens, duke lënë jashtë Adnan Januzajn.

Këto janë formacionet zyrtare:

Image
Artikuj të ngjashëm