Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Belgjika në gjysmëfinale, çon në shtëpi Brazilin

Brazili është përshëndetur nga Botërori “Rusia 2018”, duke humbur çerekfinalen kundër Belgjikës, 1-2.

“Djajtë e Kuq” ishin mjaft efikas në këtë takim, duke konkretizuar dy nga tre goditjet brenda kornizës së portës, transmeton Koha.net.

Në minutën e 13 ishte një autogol nga Fernandinho që i dha epërsinë Belgjikës.

Kurse epërsinë për “Djajtë e Kuq” e dyfishoi Kevin De Bruyne me një goditje të fuqishme në minutën e 31 pas asistimit nga Lukaku.

Në pjesën e dytë Brazili arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Augustos, që shënoi në minutën e 76 pas asistimit nga Coutinho, por kjo ishe e tëra që bëri kombëtarja braziliane.

Edhe Francë - Belgjikë, gjysmëfinale me yje pa fund Botërori 2018 Francë - Belgjikë, gjysmëfinale me yje pa fund

Një nga më meritorët për kualifikimin e Belgjikës në gjysmëfinale ishte portieri i Chelseat, Courtois.

Në gjysmëfinale Belgjika përballet me Francën, që sot eliminoi Uruguain.


Brazili ngushton epërsinë, superasistim nga Coutinho

Brazili ka ngushtuar epërsinë ndaj Belgjikës në çerekfinale të Botërorit.

Ishte Renato Augusto që ngushtoi diferencën në 1 me 2, pas një asistimi shumë të bukur nga Coutinho.


Nis pjesa e dytë Brazili – Belgjika

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Brazilit dhe Belgjikës, çerekfinale e Botërorit Rusia 2018.

Belgjika po udhëheq 0 me 2, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë për Brazilin është inkuadruar sulmuesi Roberto Firmino në vend të Willianit.


Belgjika me epërsi të dyfishtë mbyll pjesën e parë ndaj Brazilit

Ka përfunduar pjesa e parë e çerekfinales ndërmjet Brazilit dhe Belgjikës, me epërsi të dyfishtë të kësaj të fundit.

Një autogol nga Fernandinho në minutën e 13 i dha epërsinë Belgjikës, transmeton Koha.net.

Edhe Belgët i qasen përballjes me Brazilin pa presion Botërori 2018 Belgët i qasen përballjes me Brazilin pa presion

Kurse në minutën e 31 ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne shënoi një supergol për 0-2.

Fituesi i këtij takimi luan ndaj Francës në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018.


De Bruyne “bombardon” Brazilin

Belgjika ka krijuar epërsinë prej 0 me 2 ndaj Brazilit në çerekfinale të Botërorit.

Ishte Kevin De Bruyne që shënoi një supergol në minutën e 31, me një goditje të fuqishme pas asistimit nga Lukaku, transmeton Koha.net.

Fituesi i këtij takimi luan ndaj Francës në gjysmëfinale.


Belgjika në epërsi ndaj Brazilit

Belgjika e ka nisur për mrekulli sfidën e sotme ndaj Brazilit.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi me një autogol nga Fernandinho në minutën e 13, transmeton Koha.net.

Deri më tani një ndeshje spektakolare është duke u zhvilluar në Kazan, me të dyja skuadrat që synojnë gjysmëfinalen e Botërorit.


Nis ndeshja Brazil – Belgjikë

Edhe Belgjika dominante në ndeshjen kundërthënëse, kalon në çerekfinale Botërori 2026 Belgjika dominante në ndeshjen kundërthënëse, kalon në çerekfinale

Ka nisur ndeshja çerekfinale ndërmjet Brazilit dhe Belgjikës në Botërorin e Rusisë.

Ekipet synojnë gjysmëfinale, derisa kanë nisur takimin me këto formacione:

Image