Arritja në gjysmëfinale është cilësuar si një sukses për kombëtaren e Anglisë.
Gareth Southgate po cilësohet si një hero në Angli, pasi përkundër pritshmërive të pakta për kombëtaren që të ketë sukses në Kampionatin Botëror, ai arriti të çonte Anglinë deri në gjysmëfinale, transmeton ksp.
Për ta nderuar trajnerin e tyre, një stacion i metrosë që quhej Southgate, ka ndërruar emrin dhe tani do të quhet Gareth Southgate.
Next stop - Gareth Southgate! To celebrate the achievements of the @england men's football team this summer, TfL & @VisaUK have temporarily renamed Southgate station on the @piccadillyline. Why not come down and post a #SouthgateSelfie pic.twitter.com/n8tR70qitd
— Transport for London ? (@TfL) July 16, 2018
“Jemi të lumtur që mund të tregojmë mirënjohjen tonë për Gareth dhe ekipin e tij, duke e riemëruar stacionin për ta nderuar atë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të transportit në Londër.
{gallery}