Dy fytyrat e Rusisë

Dy fytyrat e Rusisë

18 July 2018 08:45

Më tepër se çdo gjë, Boris Belenkin ishte i entuziazmuar nga mundësia që më në fund të ketë në dorë çamçakëz të kualitetit të mirë, transmeton Koha Ditore.

Derisa Lojërat Olimpike Verore të vitit 1980 po afroheshin, autoritetet sovjetike donin të siguroheshin që dhjetëra e mijëra vizitorë të huaj që do të vinin do të krijonin përshtypje sa më të mirë për Moskën, qytetin nikoqir.

Pastruan elementet e padëshirueshme, si xhepashët, pijanecët, prostitutat dhe fëmijët e rrugës, për t'u siguruar se ata të mos korruptohen nga ekspozimi ndaj kapitalizmit, ndërsa nisën punën për të rinovuar disa nga hotelet e vjetruara të qytetit.

Më emocionale për rusët e zakonshëm si Belenkini, zyrtarët kishin premtuar të mbushin dyqanet ushqimore me gjëra të çmueshme perëndimore, në tentim për t'u dëshmuar vizitorëve se jeta ishte po aq e mirë, nëse jo edhe më e mirë se prapa Perdes së Hekurt.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme