Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Antonio Tajani ka ndaluar hyrjen në parlament për zv. ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, Ejman Sosan.
Në shenjë reagimi ndaj vrasjes së dhjetëra civilëve nga regjimi i Asadit duke përdorur armë kimike, kryetari i PE-së Tajani ka anuluar konferencën për Sirinë proregjimit që kërkohej të mbahej në Parlament më 10 prill, transmeton Kosova Press.
Zëdhënësi i PE-së, Jaume Duch ka njoftuar se hyrja në parlament e zv. ministrit të Jashtëm Sosan, për të cilin ishte njoftuar se do të merrte pjesë në konferencë si folës, është ndaluar nga Tajani, ndërsa si arsyetim ka qenë "sulmi i fundit kimik dhe zhvillimet që pasuan".
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja shpall konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë
-
Zyrtarëve të Katarit pritet t’u ndalohet hyrja në Parlamentin Evropian
-
Rusia ua ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së
-
Shkaku i ofensivës turke në Siri, ministri francez bojkoton ndeshjen Francë-Turqi
-
Conte: BE-ja nuk mund të pranojë shantazhin e Turqisë