Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier u takua sot me zëvendëspresidentin kinez, Liu He për të biseduar në lidhje me luftën tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe për të nxitur Pekinin që të ndërmarrë reformat ekonomike që ka premtuar.
Ky takim u zhvillua në Pekin në kuadër të Forumit II Rripi dhe Rruga, ku përfaqësues nga më shumë se 100 vende ishin mbledhur për të diskutuar projektin gjigant infrastrukturor të Kinës.
“Liu, ministri përgjegjës për negociatat tregtare me SHBA-në, bisedoi me Altmaier si mund të gjendet një zgjidhje e shpejtë për luftë tregtare që tashmë po bënë nëntë muaj”, theksoi media shtetërore kineze.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti kinez thotë se ekonomia botërore po përballet me faktorë destabilizues
-
SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takim në Paris para samitit Trump-Xi
-
Kancelari gjerman arrin në Pekin për vizitën e tij të parë në Kinë
-
Xi kritikon veprimet tregtare të bllokut evropian në samitin BE-Kinë
-
Friedrich Merz do ta vizitojë Kinën këtë vjeshtë