Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të shkojë në Stamboll për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar Kremlini – duke refuzuar kështu propozimin e Zelenskyt për takim sy më sy në Turqi për të diskutuar për paqen.
Në një deklaratë të mërkurën vonë, Kremlini ka thënë se delegacioni i tij do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, emisar i Putinit i cili udhëhoqi negociatat e kaluara mes Rusisë dhe Ukrainës më 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak pas deklaratës së Kremlinit, një zyrtar amerikan ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu nuk do të jetë pjesë e bisedimeve. Trumpi pati thënë se ai do të udhëtonte në Turqi vetëm nëse Putini do të ishte prezent.
Zelensky e ka sfiduar Putinin në një takim mes të dyve në Turqi pasi lideri rus bëri thirrje për negociata direkte Rusi-Ukrainë në Stamboll.
Zelensky të mërkurën ka udhëtuar në Ankara ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të enjten.