Qeveria zvicerane ka refuzuar të konfiskojë asetet ruse sepse dyshohet se shkel kushtetutën dhe minon rendin ligjor ekzistues, shkruan BBC.
Këshilli Federal i ka kërkuar administratës që të shqyrtojë situatën ligjore në lidhje me asetet e ngrira aktualisht në Zvicër si rezultat i sanksioneve kundër Rusisë.
Një grup pune i udhëhequr nga Zyra Federale e Drejtësisë arriti në përfundimin se konfiskimi i pronës private ruse do të minonte kushtetutën federale dhe rendin ligjor mbizotërues.
“Grupi i punës që përfaqëson Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), Sekretariatin Shtetëror për Financa Ndërkombëtare (SIF) dhe Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare (DIL), i udhëhequr nga FIJ, konkludoi se konfiskimi i pronës private me origjinë ligjore pa kompensim nuk lejohet sipas ligjit zviceran. Sekuestrimi i pronës private të ngrirë është në kundërshtim me kushtetutën federale dhe rendin ligjor aktual dhe shkel detyrimet ndërkombëtare të Zvicrës. Vendet e tjera kanë të drejta dhe garanci të ngjashme kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Në të njëjtën kohë, Zvicra do të vazhdojë të shqyrtojë mundësinë e konfiskimit të rezervave valutore të bankës qendrore ruse dhe aseteve të tjera shtetërore dhe vendosjen e gjobave më të rrepta për shkeljen e sanksioneve.
“Zvicra i monitoron nga afër këto propozime dhe kontribuon me pikëpamjet e saj në diskutime. Zyrat kompetente do të informojnë rregullisht Këshillin Federal për zhvillimet ndërkombëtare në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.
Edhe
Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit
“Pavarësisht nga diskutimet për asetet e ngrira ruse, Këshilli Federal përsëriti synimin e tij për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën”, shtoi qeveria zvicerane.
Më herët, ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis deklaroi se vendi mbështet idenë e konfiskimit të aseteve të ngrira ruse dhe përdorimit të tyre për rindërtimin e Ukrainës, por bankat janë të vendosur kundër një ideje të tillë.