Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra kërkon që të dëbohen vëllezërit që grabitën muzeun

Prokurorët kanë kërkuar që dy vëllezërit britanikë të ndalohen nga qëndrimi në Zvicër për pesë vjet si ndëshkim për rolin e tyre në grabitjen e artefakteve ikonike të Dinastisë kineze Ming në një muze.

Në një gjykatë në Gjenevë, Stewart dhe Louis Ahearne deklaruan se ishin pjesë e një bande që grabiti muzeun e Artit të Lindjes së Largët në vitin 2019.

Përveç ndalimit, prokurorët fillimisht kërkuan burgimin e tyre për katër vjet, raportoi BBC.

Dy enë dhe një vazo nga shekulli 14 u vodhën dhe i shitën.

Rreth 3.5 milionë franga konsiderohet dëmi që iu shkaktua muzeut që gjendet në Gjenevë.