Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zonja e parë e Ukrainës në Parlament Evropian, Der Leyen me fjalë të mëdha për të

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Evropian të mërkurën, në Strazburg të Francës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur Zelenskan, derisa gjatë fjalimit të saj, ajo tha se Zelenska bashkë me bashkëshortin e saj, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kanë dhënë kurajë gjithë kombit gjatë luftës që po zhvillohet atje.

“Ju i keni dhënë kurajë gjithë kombit. I keni dhënë zë njerëzve tuaj. Dhe na keni dhënë shpresë të gjithë neve. Lavdi shtetit të heronjve evropianë. Rroftë Ukraina”, ka thënë von der Leyen, duke iu drejtuar Zelenaskas.

{gallery}