Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarri në Kaliforni, i treti më i fuqishmi në historinë e këtij shteti

Një zjarr masiv që shkatërroi zonën përreth Los Anxhelesit të Kalifornisë, po konsiderohet i treti më i fuqishmi në historinë e këtij shteti duke djegur mbi 800 hektarë më shumë sesa një zjarr shkatërrimtar në vitin 2013 në këtë shtet.

Zyrtarët e ndërhyrjes së shpejtë thonë se rreth 8 mijë zjarrfikës nga mbi 10 shtete janë në Kaliforni për të ndihmuar në fashitjen e flakëve me ndihmën e helikopterëve dhe buldozerëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kostoja e operacionit vlerësohet të jetë afro 89 milionë dollarë, transmeton Zëri i Amerikës.

Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve thanë të shtunën se zjarri që filloi në fillim të dhjetorit, ka djegur tani afro 105 mijë hectare, një sipërfaqe më e madhe se disa qytete. Mendohet që zjarri është vënë nën kontroll në masën 40 për qind, por zyrtarët thonë se 18 mijë struktura janë të rrezikuara dhe erërat e forta mund të rigjallërojnë flake të reja.