Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rekord në Kaliforni, zjarret djegin mbi 4 milionë hektarë

Kalifornia ka shënuar rekord teksa zyrtarët kanë deklaruar se zjarret gjatë vitit 2020 kanë arritur të djegin 4 milionë hektarë.

Zëdhënësi nga Departamenti për Mbrojtje nga Zjarri, Scott McLean, ka paralajmëruar se ky numër do të rritet, shkruan AP.

Deri më tash, nga më shumë se 8,200 zjarre në Kaliforni kanë vdekur 31 persona, ndërsa kanë shkatërruar më shumë se 8,400 ndërtesa.

Shifrat e deritanishme tregojnë dyfishim nga rekordi i vitit 2018 me 1.67 milionë hektarë të djegur.

“Është larg përfundimit këtë vit dhe rreziku nga zjarri mbetet i lartë. Ju lutemi të jeni të kujdesshëm”, ka thënë në një deklaratë Departamenti, transmeton KOHA.

Edhe Dy të vdekur në Kaliforni, gjendje alarmante Botë Dy të vdekur në Kaliforni, gjendje alarmante

Dëmtimet më të mëdha nga zjarret kanë ndodhur nga mesi i gushtit kur shpërthyen pesë apo gjashtë zjarre të mëdha në Kaliforni.