Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarret në Kaliforni djegin një “New York”!

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë Jugore janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme duke djegur një sipërfaqe më të madhe se qyteti i New Yorkut, transmeton TCh.

Ai që është pagëzuar si “Zjarri Thomas” në kontetë e Venturës dhe Santa Barbaras ka konsumuar më shumë se 93 mijë hektarë toke gjatë javës së fundit. I fuqizuar nga erërat e forta, ai u bë zjarri i pestë më i madh në historinë e shtetit duke u përhapur me 20 mijë hektarë në ditë.

Vatrat e tjera të zjarrit në Kaliforni përgjithësisht janë vënë nën kontroll, por 200 mijë njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre dhe qindra godina janë shkatërruar që prej 4 dhjetorit.