Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarri kaplon një nga qytetet kryesore turistike të Brazilit

Departamenti i zjarrfikësve të Brazilit ka thënë se 357 hektarë tashmë janë djegur nga zjarri në qytetin Bonito, në shtetin e Mato Grosso do Sul. Zjarrfikësit lokalë u përpoqën ta ndalonin zjarrin.

Në një video nga departamenti lokal i zjarrfikësve, shihet zona e djegur dhe shpjegon vështirësitë për të ndërhyrë në luftimin e zjarrit.

Sipas zjarrfikësve, kushtet e motit, tymi dhe zona e ashpër po e vështirësojnë shuarjen e zjarrit.

Besohet se zjarrin e ka shkaktuar një goditje rrufeje. Ndërkaq, qendra meteorologjike MetSul, ka njoftuar se temperatura në javën e fundit të shtatorit mund ta kalojë mesataren historike të temperaturave maksimale në të gjitha rajonet e vendit.