Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një klub nate në Rusi, 15 të vdekur

Natën mes së premtes dhe të shtunës ishte e zezë në Rusi. 15 persona humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin e Kostromas për shkak të përdorimit të një rakete sinjalizuese.

Sipas mediave ruse, zjarri është raportuar në orën tre të mëngjesit dhe në atë kohë në klub ndodheshin rreth 250 persona të cilët janë evakuuar.

“Si pasojë e zjarrit është shembur çatia e klubit dhe përveç 250 personave që janë evakuuar nga kafeneja, 15 persona janë evakuuar edhe nga ndërtesa fqinje”, shkruan TASS.

Agjencitë ruse raportojnë se shërbimet e urgjencës thanë se një vizitor i kafenesë përdori një raketë sinjalizuese në dhomë, pas së cilës shpërtheu zjarri.

Hetuesit kanë nisur një çështje penale lidhur me vrasjen e dy ose më shumë personave. Një vizitor i kafenesë ka gjuajtur një raketë sinjalizuese në ambiente të mbyllura, pas së cilës elementët dekorativë në tavan kanë marrë flakë.