Një zjarr i madh ka shpërthyer të shtunën mbrëma në burgun famëkeq të Iranit, Evin, raporton BBC.
Në këtë burg qëndrojnë të burgosur politikë, gazetarë e po ashtu shtetas të huaj.
Në videot që janë shpërndarë online shihet zjarr dhe tym në kompleksin në Tehran, dhe po ashtu mund të dëgjohen të shtëna me armë dhe shpërthime.
Një zyrtar ka thënë për mediat shtetërore iraniane se situata është nën kontroll, por në video mund të dëgjohen të shtënat.
Irani është përfshirë me javë nga protestat anti-qeveritare.
Protesta e parë nisi muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa ishe në paraburgim.
Edhe
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër tregtare në Iran
Zyrtarët thonë se ajo vdiq nga sulmi në zemër, por familja e saj kundërshton, duke thënë se është rrahur nga policia.
Nuk po dihet nëse situata në burg është e lidhur me protestat, por ka gjasa të mëdha që po, pasi shumë protestues janë dërguar në burgun Evin.
Sipas agjencisë iraniane IRNA, tetë persona janë lënduar në trazirat në burg.