Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr i madh në pyjet e Haldikidisë në Greqi

Në Greqi nuk ndalen zjarret, edhe pse thuajse jemi në fundin e vjeshtës. Në zonën e Haldikidi, Sythonia ka rënë një zjarri i madh, i cili favorizohet edhe nga era.

Sot, që në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe avionë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kushtet janë të vështira, për shkak edhe të erërave që kanë qenë të fuqishme. Në këtë zonë, aktualisht nuk funksionon momentalisht as telefonia celulare. Në Selanik, përgjatë natës ka pasur disa vatra zjarri, por ata janë shuar.

Artikuj të ngjashëm