Për shkak të temperaturave të larta, zjarri kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme toke në zonën e Katavasit në Chios, Greqi.
Mediat vendase bëjnë tw ditur se për shkak të erës, zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që të evakuohen banorët e tri fshatrave.
Kreybashkiaku i Chios, Stamatios Karmantzis, ka bërë tw ditur si masë paraprake, janw evakuuar banorët e tri fshatrave.
“Ne jemi në frontin e zjarrit, por fatkeqësisht erërat që fryjnë në zonë nuk ndihmojnë. Forca ajrore vepron si të gjithë zjarrfikësit. Ne jemi optimistë që gjithçka do të shkojë mirë. Për arsye thjesht parandaluese ne kemi evakuuar tri fshatra të vegjël Katavasi, Sidourounta dhe Diefha”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarri në Greqi vihet nën kontroll, por erërat e forta shkaktojnë evakuime
-
Zjarri rrezikon shtëpitë në juglindje të Athinës
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Një zjarr i madh në Greqi detyron disa fshatra të evakuohen
-
Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll