Zhvilluesi i vaksinës ruse kundër COVID-19 ka vënë në pikëpyetje të martën neutralitetin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve, pasi që zyrtarë të saj i kanë nxitur vendet e Bashkimit Evropian që të mos e rekomandojnë menjëherë përdorimin e saj.
Shefja e bordit menaxhues të agjencisë ka këshilluar vendet e bllokut të mos ia japin autorizimin emergjent kurës së Rusisë, derisa EMA-ja t’i kryejë rishikimet e nevojshme mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës “Sputnik”.
Pas kësaj, zhvilluesit rusë kanë kërkuar që EMA-ja t’u kërkojë falje publike për komentet negative lidhur me vaksinën.
Në deklaratën e lëshuar, zhvilluesit kanë specifikuar se komentet e shefes ngrenë pikëpyetje serioze rreth ndërhyrjes së mundshme të politikës në rishikimin e rregullatorit evropian. Ata për më tepër kanë shtuar se vaksina tanimë është miratuar për përdorim në 46 vende të botës, gjë kjo që, sipas tyre, e konfirmon efikasitetin e saj.
-
Agjencia Evropiane e Barnave analizon vaksinën ruse Sputnik V
-
Rregullatori evropian i ilaçeve paralajmëron për kujdes me vaksinën ruse
-
Rregullatori i BE-së fillon analizën e vaksinës ruse anti-COVID
-
OBSH-ja pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse
-
Sllovakia, vendi i dytë i BE-së që përdor vaksinën ruse