Një rekrutues i famshëm i të ashtuquajturit Shteti Islamik i cili ishte i lidhur me sulmet terroriste në Suedi, Rusi dhe Taxhikistan, është zhdukur nga një burg në veri të Sirisë, bëjnë të ditur disa persona të cilët ishin në dijeni se ai po mbahej në atë burg.
Parviz Saidrahmonov, 33 vjeç, nuk është parë në burgun e qytetit sirian Afrin për më shumë se një muaj, bën të ditur një grua nga Taxhikistani e cila gjithashtu tha se ajo ishte në të njëjtën qeli me gruan e Saidrahmonovit, transmeton rel.
Gruaja e cila deshi të mbetej anonime, tha se Saidrahmonov më parë ishte lejuar të takonte gruan e tij dy herë në muaj.
“Po flitet se Saidrahmonov është arratisur nga burgu, por nuk e di,” tha gruaja në kushte anonimiteti.
-
Burgu sekret ku mbahen ish-anëtarët e ISIS-it
-
Siria raporton “arratisje masive” nga kampi të familjarëve të lidhur me ISIS-in
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht
-
“Pa shtet” – brenda qendrës së ndalimit të grave të ISIS-it në Siri
-
Siria njofton arratisjen nga burgu të 120 anëtarëve të Shtetit Islamik