Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Zhduket” kufiri midis Maqedonisë dhe Greqisë

Persona të panjohur kanë shkatërruar dhe dëmtuar 105 gurë kufiri, përgjatë vijës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, nga ana greke, në komunën e Follorinës, njoftoi policia greke.

Incidenti ndodhi në periudhën prej 23 deri në 24 nëntor, është ngritur hetim, ndërsa janë njoftuar edhe prokuroria kompetente greke dhe autoritetet kompetente ushtarake, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në periudhën prej 23 deri më 24 nëntor 2018, kryerës të panjohur shkatërruan-dëmtuan 105 piramida kufitare të cilat e shënojnë vijën kufitare midis Greqisë dhe IRJM-së, konkretisht në pjesën veriore të komunitetit lokal Mesokambos deri në lindje të komunitetit lokal Ahlada në komunën e Follorinës", njofton policia greke.