Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet vendimtare për demokracinë

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka deklaruar se “demokracia duhet të mbrohet më shumë se kurrë” teksa sivjet 2 miliardë njerëz pritet të votojnë në zgjedhjet demokratike nëpër botë.

Admirali Rob Bauer i është referuar Rusisë kur ka thënë se kërcënimi më i madh i sigurisë nuk ka ardhur nga Ukraina apo NATO-ja, por nga lufta ruse në Ukrainë e cila është e bazuar në frikën nga demokracia. Bauer ka bërë thirrje për bashkëpunim mes aktorëve publik dhe privatë për të përkrahur Ukrainën në betejën e saj për ekzistencë.

Në ditën e parë të samitit mes Shefave të Mbrojtjes janë diskutuar çështjet e rëndësisë strategjike.

Artikuj të ngjashëm