Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 15 prill

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka shpallur sot se më 15 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa rundi i dytë do të mbahej pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se 50% të votave.

Presidenti aktual, Filip Vujanoviq, ishte president për tri mandate pesëvjeçare të njëpasnjëshme dhe më nuk ka të drejtë të garojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte presidenti i Malit të Zi kur ky vend u shkëput nga shteti i atëhershëm, Serbia dhe Mali i Zi, në vitin 2006.

Paraqitja e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit duhet të bëhet deri më 26 mars.